E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni i policisë  ” Transportuesi”  vë në pranga 6 persona
Lajme

Operacioni i policisë ” Transportuesi” vë në pranga 6 persona

Finalizohet operacioni antikontrabandë  “Transportuesi”.

Operacion nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga 6 persona.

Ja deklarata e policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe më pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin e koduar ” Transportuesi”.

Në  kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

•               M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.

•               D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

•               K.Sh., 44 vjeçe, banuese  në Durrës.

•               I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

•               D. M., 55 vjeç, banues  në Tiranë.

•               M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Theksojmë se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim”  dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“ të parashikuar nga nenet 174/2 dhe 175  të  Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.