E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni i Ramës/ Mjekët: Do dalë nga spitali brenda 24 orësh
Lajme

Operacioni i Ramës/ Mjekët: Do dalë nga spitali brenda 24 orësh

Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, në një dalje për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë për heqjen e apendistit.

“I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar,” tha Gjata.

I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se Rama mund të dalë për 2 ose 3 ditë.

“Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë, komunikon normalisht,” tha Gjata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.