E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni ‘Shefi’, Hajdarmataj jep detaje të reja: Ja kush janë kokat e trafikut të drogës
Lajme

Operacioni ‘Shefi’, Hajdarmataj jep detaje të reja: Ja kush janë kokat e trafikut të drogës

Zbardhen detaje nga operacioni ‘Shefi’ i përfunduar 2 ditë më parë në Shqipëri e Itali ku në pranga janë vendosur 43 persona, 21 prej të cilëve janë shqiptarë. Në një konferencë për mediat, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është shprehur se bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar me grupe të përbashkëta të hetimit mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe DIA-s.

Pjesë nga deklarata e Besim Hajdarmataj:

21 qytetarë shqiptarë janë hetuar, ndër të cilët 19 persona të arrestuar e dy të tjerë në kërkim. Këta persona janë pjesë e grupeve të strukturave kriminale të trafikut të narkotikëve si kanabis sativa.

Nga operacionet e kryera nga 2016 në Itali janë sekuestruar 2.5 ton kanabis sativa, 1 kg kokainë dhe 1 heroinë.

Arrestimi u si rezultat i hetimeve të përbashkëta.

Në 2017 mes dy prokurorive është bërë një marrëveshje e përbashkët hetimore për shkëmbimin e informacioneve dhe hetimit me grupe të përbashkëta.

Në pranha në Shqipëri janë vënë, Mariglen Shuha dhe Avni Seferi, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës mes dy vendeve.

Nga bashkërendimi i të dhënave në kohë reale dhe puna e përbashkët me oficerët e DIAS Bari Italia u identifikuan dhe mbi bazën e urdhër arresteve ndërkombëtarë, të prokurorisë së barit, u bë arrestimi i tyre më 14 mars 2017.

Ky operacion kishte në përbërje oficerë të Policisë së Shtetit, të policisë gjyqësore të Krimeve të Rënda dhe oficerë të DIA-s. Ky operacion është një bashkëpunim i frytshëm duke dëshmuar  vullnetin tonë në luftën kundër narkotikëve

Është hera e parë që në një op të tillë marrin pjesë asistojnë oficerë të DIA-s që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit më Policinë e Shtetit.

Në kuadër të hetimeve janë caktuar masa sigurimi për 2 qytetarët shqiptarë Ferhat Hajdini Fiqiret Seferi ku nga të dhënat e provuara janë nga hetimi i përbashkët me Prokurorinë e Barit të kristalizuara nga hetimi i përbashkët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.