OPOZITA BLLOKON AKSET RRUGORE NË 12 QARQE, ZBULOHET KU DO JETË BASHA NË ORËN 18:00
Ndërkohë që opozita e bashkuar ka lajmëruar se do të bllokojë akset rrugore në 12 qarqe, kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të jetë në Elbasan.
Në orën 18:00, atëherë kur është lajmëruar fillimi i protestës, Basha do te jtë në qytetin e Elbasanit ku do të bllokohjet mbikalimi i Bradasheshit.
Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve t’i mbështesin në të 12 protestat 120-minutëshe që do të zhvillohen sot, në orën 18:00, në të gjithë vendin.
Në krye të protestave do të jenë ish-deputetët e opozitës dhe krerët e partive të koalicionin opozitar.
Strukturat e PD-së në të gjithë vendin janë njoftuar të mbështesin protestat në nivel qarku, ndërkohë që pritet që për 120 minuta qarkullimi i mjeteve në të gjithë vendin të jetë i paralizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



