E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita bllokon Komisionin i Reformës Zgjedhore, largohet  Klosi: Ata kanë zënë karriget, le t’i mbajnë!
Lajme

Opozita bllokon Komisionin i Reformës Zgjedhore, largohet Klosi: Ata kanë zënë karriget, le t’i mbajnë!

Deputetët e opozitës kanë bllokuar sallën ku do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në pamje shihet se të gjithë ligjvënësit janë ulur në karriget e anëtarëve të Komisionit.

Shihet që Albana Vokshi i ka zënë vendin Damian Gjiknurit, ndërsa Lindita Metaliaj i ka zënë karrigen Enkelejd Alibeajt.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se nuk do lejojnë punimet e komisionit.

“Mesazhi është i qartë, nuk do lejojmë RamaReformë,” tha Noka.

Pas këtyre momenteve, Gjiknuri u largua nga salla. “Reforma do të ecë para, do ta mendojmë si do vazhdojmë,” tha ai.

Pas pak minutash, Blendi Klosi anëtar në Komisionin për Reformën Zgjedhore është larguar nga mbledhja. Klosi ka shmangur konfrontimin mes grupimit të deputetëve të Bardhit dhe Berishës, të cilët kanë zënë karriget në komision.

“Më ka vënë vendin kush mua? Vendin ma ka dhënë populli shqiptar. Ata kanë zënë karriget, ti mbajnë karriget!’, tha Klosi.

Ndërsa Gjiknuri tha se Opozita ‘zaptoi’ sallën dhe s’lejoi Komisionin e ‘Zgjedhores’, po s’e miratoi pakica, do gjejmë mënyrën ta shtyjmë përpara!

“E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që predendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk  e kanë lejuar.

Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre” tha fillimisht Gjiknuri.

I pyetur nëse mbledhja do të anulohet apo do të mbahet online, ai tha: “Do të ketë një njoftim. Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.