Opozita e Bashkuar dërgon në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave, kërkon që koalicionet…
“Opozita e përfaqësuar në Këshillin Politik sipas marrëveshjes së 14 janarit 2020 konsideron se propozimet e Partisë Socialiste të depozituara në Kuvend dhe përpara Këshillit Politik janë në kundërshtim me parimet europiane për zgjedhje demokratike dhe në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për këto arsye, Opozita e kundërshton këtë ndryshim ligjor të modelit koalicioneve të propozuar nga Partia Socialiste dhe tekstin legjislativ që e zbaton atë.
Në këtë mënyrë, palët ndajnë qëndrime të ndryshime dhe kundërshtuese të njëra-tjetrës, për një nga elementët themelorë të procesit zgjedhor.
Ndryshimi i propozuar nga ju modifikon pa asnjë shkak të ligjshëm rregullat për mbledhjen e votave dhe kthimin e tyre në mandate, jo vetëm pasi ka kaluar afati një vjeçar i përcaktuar nga standarti i OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, por i ndryshon ato pasi ka nisur procesi zgjedhor duke cënuar të drejta të fituara të partive politike për garim të lirë e të ndershëm.
Ndodhur përpara kësaj mosmarrëveshje midis palëve në Këshillin Politik, Opozita ka kërkuar zyrtarisht zbatimin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të parashikuar nga Marrëveshja e 14 Janarit 2020, ku theksohet se “në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, Këshilli Politik i drejtohet për asistencë të specializuar OSBE/ODIHR-it, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Çdo përpjekje nga ana e juaj për të penguar këtë rrugë të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, në përputhje me parimet europiane për zgjedhje demokratike, cënon marrëveshjen e 14 Janarit 2020.
Për këtë qëllim, në mirëbesim dhe me vullnetin e mirë për të përfunduar sa më parë Reformën Zgjedhore, që është shumë e rëndësishme edhe për nisjen e bisedimeve të antarësimit me BE, opozita ju percjell propozimin e mëposhtëm legjislativ për hapjen e vërtetë të listave duke ruajtur modelin e koalicionit siç është sot në fuqi.
Sa më sipër dhe referuar projekt-kërkesës drejtuar ODIHR, të cilën opozita e ka paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e datës 22 shtator, ju ftojmë që së bashku t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it duke i parashtruar për vlerësim përputhshmërie me standartet e OSBE-së dhe standartet e tjera europiane për zgjedhje, dispozitat ligjore në fuqi për rregullat e koalicioneve parazgjedhore dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, si dhe propozimin tuaj ligjor për ndryshimin e tyre“, theksohet nder te tjera ne draftin e paraqitur nga opozita ne Keshillin Politik.
Për koalicionet, Partia Socialiste propozon që ato të jenë në një mënyrë të re. Sipas draftit të maxhorancës, disa parti mund të grupohen në një listë dhe logo të përbashkët, duke i mohuar koalicionet në mënyrën që janë përdorur deri më tani në të gjitha zgjedhjet, me përjashtim të 2017-ës.
Edhe në draftin e opozitës parlamentare koalicionet parazgjedhore përkufizohen si “subjekt zgjedhor”, duke mos e lënë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e 25 prillit ato të jenë siç kanë qenë tradicionalisht.







Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



