E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita e bashkuar do të zhvendosen sot në Vlorë
Politikë

Opozita e bashkuar do të zhvendosen sot në Vlorë

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të zhvendosen sot në Vlorë në një tjetër seancë të jashtëzakonshme.

 

 

Në javën e katërt të bojkotit të seancave plenare, përfaqësuesit e opozitës do të zhvillojnë një tjetër mbledhje paralele me Kuvendin në një qytet ku njësoj si Shkodra, Elbasani dhe Durrësi, për opozitën, është i komanduar nga krimi.

Njësoj si në tre takimet e para, edhe sot Basha pritet të denoncojë me emra individët me rekorde kriminale, që janë të lidhur me qeverinë. Një ditë pas paralajmërimit nga Lulzim Basha, PD depozitoi kallëzim penal për kryeinspektorin e IKMTsë në Vlorë, Fatmir Meta, i cili u përplas verbalisht me deputetin demokrat të Vlorës, Agron Shehaj.

Për opozitën është e qartë se kur përfaqësuesit e Policisë guxojnë të kërcënojnë edhe deputetët e Kuvendit, njerëzit e thjeshtë e kanë të pamundur dhe të frikësuar të reagojnë.

TAKIMI

Opozita e bashkuar do të mblidhet sot në orën 10:00 në Vlorë. Në seancën e sotme të opozitës pritet të marrë pjesë edhe aleati i ri i demokratëve, Shpëtim Idrizi, ndërkohë që do të mungojë kreu i PBDNJ-së dhe deputeti i Vlorës, Vangjel Dule.

Gjatë fjalës së tij, Basha do të kërkojë edhe njëherë nga maxhoranca dhe Kryeministri Rama të miratojnë pa asnjë vonesë nismën kushtetuese të opozitës për veting në politikë.

Basha ka përcaktuar edhe shtyllat se si do të realizohet ky proces, duke nisur që nga krijimi i një komisioni profesionistësh të pavarur dhe deri te mbikëqyrja ndërkombëtare që do t’i bëhet në tërësi gjithë procesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.