OPOZITA E BASHKUAR SOT NË AKSION, CILAT JANË 5 AKSET KRYESORE QË DO TË BLLOKOHEN
Sot pasdite, opozita e bashkuar ka paralajmëruar përshkallëzimin e aksionit opozitar duke bllokuar akset kryesore të vendit.
Protestuesit e opozitës do të përqendrohen në 5 akse rrugore kryesore, duke i mbajtur të bllokuara në shenjë proteste për më shumë se 60 minuta.
Protesta e opozitës do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00, ndëra qytetarët do të vendosen për të bllokuar lëvizjen përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



