Opozita i çon Ramës dy emrat për drejtor të RTSH
Burime zyrtare pranë qeverisë bënë të ditur se Sokol Balla dhe drejtuesi aktual I RTSH, Martin Leka janë dy emrat e tjerë që janë në listën e pretendentëve. Por përveç emrave që diheshin nga opozita janë Enkel Demi dhe Desasa Metaj që kanē bekimin e Bashës.
Nuk dihet nëse ka një marreveshje te fshehtë për të zgjedhur njërin nga emrat e mbështetur nga opozita.
Balla ka vetëshpallur kandidaturën muaj më parë dhe në qarqet mediatike ka deklaruar se gjithçka e ka mbyllur. Sokol Balla tashmë përballë do këtë marrëveshjen Rama-Basha, ku emrat e opozites janë Desada Metaj, dikur gazetare, tani në zyrën e shtypit pranë Lulzim Bashës dhe Enkel Demi, bashkeshorti i sekretares së përgjithshme të PDIU, Mesila Doda dhe emri i fundit është Martin Leka.
Ka edhe emra të tjerë të përfolur në korridoret e politikës si aktori Petrit Malaj, por ende ka shumë paqartësira dhe do pritet pak kohë për zëvendësimin e drejtorit të RTSH. Kjo për shkak se mund të ndryshohet ligji, në rast të mos ndryshimit bordi I RTSH, shumë shpejt pritet të hapë garën për kreun e institucionit.
Enkel Demi

Enkel Demi është një shkrimtar dhe gazetar shqiptar. Me emrin e artit ai njihet ndryshe dhe si Tom Kuka.
Ai bëri debutimin e tij letrar në vitin 2016 dhe ka botuar disa libra.
Enkel Demi ka qenë gazetar, moderator dhe prezantues në disa televizione e media shqiptare. Aktualisht ai është pjesë e stafit të Abc Neës dhe radio Club FM.
Desada Metaj

Desada Metaj ka lindur në Tiranë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka punuar si gazetare pranë radio Kontakt, Shijak Tv dhe më pas si kryeredaktore e emisionit Opinion në TV Klan.
Metaj ka qenë edhe këshilltare në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, aktualisht është punonjëse pranë Lulzim Bashës.
Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj të vitit 1973. Ai është gazetar i njohur shqiptar.
Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari. Karrierën si gazetar e ka nisur në redaksinë e jashtme të Televizionit Shqiptar në gusht 1992. Balla gjatë viteve ka punuar në të përditshmet si Gazeta Shqiptare dhe Koha Jonë, drejtor informacioni në Top Channel.
Aktualisht ai është drejtuesi i emisionit “Real Story” në televizionin Neës 24.
Ai ka punuar për disa vitë në televizionin e Vizon plus, ku ka drejtuar emisionin me të njëjtin emër. Sipas informacioneve Sokol Balla ka qenë tre herë i martuar dhe ka disa fëmijë.
Martin Leka

Martin Leka mban postin e drejtorit të përgjithshem të RTSH-së, që prej muajit maj 2021 kur u largua nga detyra Thoma Gëllci.
Leka e ka mbajtur edhe më herët këtë post, 2013-2014, pas dorëheqjes së ish drejtorit të përgjithshëm të RTSH Petrit Beci.
Për mbi një dekadë Leka, ka mbajtur postin e zv drejtorit në këtë institucion.
Është një gazetar me ekperiencë themelues i gazëtës Koha Jonë dhe drejtues në shumë media shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



