Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkon votëbesimin në Parlament
Kryeministri Zoran Zaevnë seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar votëbesimin e Qeverisë. Kjo sipas tij vjen pas pretendimeve të VMRO-DPMNE-së se posedon shumicë në Kuvend, transmeton Alsat.
“Kërkoj nga ju deputetët në Kuvend, të votoni për mirëbesimin e Qeverisë. është radha që të ballafaqohemi dhe të pastrojmë , të shohim në vepër shumicën e paralajmëruar nga opozita”, tha mes tjerash Zaev.
“Nuk kishit fuqi dhe guxim të shkonit me nenin 214, paragrafi 3 dhe të lejonit tre ditë debat këtu që të themi këtu të gjitha anomalitë e kësaj Qeverie”, tha mes tjerash Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



