E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita kishte kërkuar përcaktimin e  minimum jetik 200 euro në Shqipëri, Ministria e Financave hedh poshtë  propozimin
Lajme

Opozita kishte kërkuar përcaktimin e minimum jetik 200 euro në Shqipëri, Ministria e Financave hedh poshtë propozimin

Vendi do të vijojë pa një minimum jetik, që do të siguronte jetesën bazë të qytetarëve me mundësi jo të mira ekonomike.

Për projektligjin e propozuar nga deputetët e PD në vitin 2023 për caktimin e një minimumi jetik në vlerën 200 euro në muaj, Ministria e Financave tanimë ka një përgjigje, e konsideron atë të paplotë dhe propozim të pastudiuar.

“Ka një propozim ligjor për minimumin jetik që të jetë 20 mijë lekë. Ku ndodhemi dhe a ka ndonjë masë qeveria sa i takon pensionit minimal? Sa do të jetë?”, pyeti deputetja Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë.

“Propozimi i bërë është i paplotë, sepse nuk ka një analizë pse ajo vlerë dhe jo një më e madhe. Propozimi i bërë nuk merret, cakton nëse ai mbulon nevojat, nuk merr parasysh as ndihmat që qeveria jep në llogaritjen e minimumit jetik”, ju përgjigj ministri Petrit Malaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.