Opozita letër Gjknurit: Refuzuat kërkesën tonë për mbledhje të mërkurën, por këtë gabim s’do e përsërisni më!
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka njoftuar shtyrjen e mbledhjes që ishte parashikuar për nesër (e premte) ora 10:30, në Pallatin e Kongreseve.
Pak më parë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i dërguan një letër Gjiknurit, ku mesa duket i kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes.
Kjo pasi në takimin e fundit nuk pati dakordësi për mbledhjen e ardhshme. Megjithatë, në letër thuhet se opozita e konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme, por kërkon që të zhvillohet në orën 12:00, dhe jo në 10:30 siç ishte parashikuar.
Letra e plotë
Z.Gjiknuri.
Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.
Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.
Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



