Opozita marshim në rrugët e Tiranës: Sulmohen selia e PS, Bashkia dhe Ministria e Brendshme
Opozita ka nisur një marshim protestë nëpër rrugët e Tiranës. Pas përplasjeve te Kryeministria, truma e udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nisi të lëvizë. Fillimisht u duk sikur po zhvendoseshin drejt Bashkisë së Tiranës, mirëpo turma ndryshoi itinerar.
Militantët u drejtuan nga bulevardi drejt zonës së ish-Bllokut. Qëllimi i gjithë kësaj duket se është bllokimi i rrugëve kryesore të kryeqytetit.
Truma ka qëndruar te kryqëzimi që lidh zonën e “Tajvanit” me Bllokun dhe pjesën e poshtme të Tiranës. Kjo ka bërë që të bllokohet trafiku. Më pas militantët kanë lëvizur në drejtim të kryqëzimit te Gjykata e Lartë.
19.17- Militantët djegin stacionin e autobusit dhe një kosh mbeturinash
Protestuesit i kanë vënë flakën stacionit të autobusit te ish-Parku Rinia.
Pas kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën pranë “Myslym Shyri”t. Rrugës për atje, disa protestues i kanë vënë flakën një stacioni autobusi dhe një koshi me mbeturina.
19.30 Protestuesit “djegin” selinë e PS
Më pas turma u zhvendos te selia e Partisë Socialiste. Edhe aty pati sulme me mlotov dhe mjete të tjera prioteknike.

Për shkak të moltovëve mori flakë posteri në godinë me foton e kryeministrit Rama. Suli ishte shumë agresiv duke e bërë tym e flakë.
19.40- Protestuesit zhvendosen te Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme
Pas moltovëve të hedhur para selisë së Partisë Socialiste, protestuesit e drejtuar nga Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi ata janë zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.

Njëlloj si para kryeministrisë dhe selisë së PS-së, militantët e opozitës kanë hedhur sërish molotovë e flakadanë në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe ministrisë.
20.11- Protesta ngec te Bashkia e Tiranës/ Kupola e PD diskutime kokë më kokë, “zhduket” Ilir Meta
Protesta ka ngecur te Bashkia e Tiranës. Fillimisht pati sulme me moltov, por tani ka rënë qetësia dhe nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës. Bie në sy se Noka, bardhi, Bylykbashi, Boçi, Balliu dhe Këlliçi që janë duke diskutuar. Mos vallë presin sinjalizime nga Berisha?
Ndërkohë Ilir Meta duket se i ka lënë në baltë. Nuk duket askund kreu i PL.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



