Opozita merr vendimin, ja kur nisin protestat
PD dhe aleatët kanë vendosur datën e nisjes së protestave.
Dje, për më shumë se tri orë, anëtarët e rinj të Kryesisë diskutuan në lidhje me qasjen e re të demokratëve ndaj bazës për të frymëzuar dhe krijuar besim në alternativën e opozitës. Pavarësisht diskutimeve të gjata në lidhje me thirrjen e protestave, Kryesia vendosi të thërrasë sot një tjetër organ të ri statutor në PD, Kolegjin e Kryetarëve.
Diskutimi me anëtarët e Kolegjit të Kryetarëve mbi strategjinë e protestave, u zhvillua paraditen e sotme. Ndërkohë, këtë pasdite, kryesia e PD-së zhvilloi një tjetër mbledhje, duke dalë me vendimin për datën e nisjes së protestave dhe se si ato do të zhvillohen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



