E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OPOZITA NIS PROTESTAT NË 12 QARQE TË VENDIT, PARALIZOHET QARKULLIMI NË KËTO AKSE
Lajme

OPOZITA NIS PROTESTAT NË 12 QARQE TË VENDIT, PARALIZOHET QARKULLIMI NË KËTO AKSE

Ka nisur në këto momente protesta e opozitës në 12 qarqet e vendit.

Militantët e opozitës kanë bllokuar rrugët duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Është bllokuar aksi rrugor Shkoder – Koplik, aksi Berat – Ura Vajgurore, Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit në Kukës, mbikalimi i Milotit në Lezhë, Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos, hyrja e autostradës në Plepa të Durrësit, mbikalimi Bradashesh në Elbasan, rruga nacionale në hyrje të Korçës, Ura Mbrostar në Fier, hyrja e superstradës Vlorë-Levan, Ura Vajgurore dhe dalja e Beratit, kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë-Gjirokastër dhe rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë.

Në secilin aks të bllokuar kanë shkuar përfaqësues të opozitës.

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet pranë protestuesve të Elbasanit, ndërsa kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në Durrës.

Opozita ka paralajmëruar se protesta do të vijojë për rreth dy orë dhe si pasojë edhe qarkullimi do të paralizohet deri në orën 20:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.