Opozita protestë para Parlamentit. Të rinjtë me këpucë në dorë do të…
Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD dhe LSI-së do të zhvillojnë një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.
Burime nga opozita bëjnë të ditur se simbolika e protestës do të jetë largimi i të rinjve shqiptar nga vendi, si pasojë e keqqeverisjes.
Në këtë tubim protestuesit mësohet se do të kenë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe do ti vendosin ato përpara Parlamentit.
“Kësaj simbolike do ti shtohen edhe flamujt e vendeve ku Shqiptaret kane emigruar më së shumti.
Por simbolika e këpucës tregon edhe shtypjen qe kjo qeveri i ka bere te rinjve duke i vrare shpresën, duke mos i ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme te sigurt ne vendin e tyre”, bëjnë të ditur burime pranë opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



