E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit: Ora kur hyn ‘RamGonigali’
Lajme

Opozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit: Ora kur hyn ‘RamGonigali’

Opozita ka thirrur një protestë sot në orën 10:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës parlamentare kur pritet të mbërrijë në Kuvend kryeministri Edi Rama. Protesta ka në fokus aferën Rama-McGonigal, për të cilën kreu i qeverisë refuzon të japë shpjegime dhe ka nxitur përjashtimin e deputetëve të PD nga seancat parlamentare pse ata kërkuar mocion me debat për të.

Dje, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u kërkoi qytetarëve mbështetje, të marrin pjesë në këtë protestë, duke e shpjeguar edhe arsyen e thirrjes së tyre në një orar të pazakontë:

“Protesta është thirrur në ora 10:00, – tha Berisha, –  sepse në orën dhjetë, “RamGonigali” hyn në Parlament.  A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si kryeministër i Shqipërisë i “RamGonigalit”?!  A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty?! Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë Parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë në orën 10 në protestë,” tha lideri demokrat.

Ndërkohë, në orën 9.00, Berisha do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD dhe fjala e tij do të transmetohet direkt në rrjetet sociale dhe media.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.