E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita sot, si socialistët dje
Lajme

Opozita sot, si socialistët dje

Situata e sotme në Kuvend të kujton atë të vitit 2006, kur socialistët në opozitë  bënin gjithçka që të bllokonin për të krijuar incidente dhe përplasje.

Risjellim në vëmendje seancën plenare të 27 shkurtit 2006,  ku deputetët socialistë u shndërruan në Kuvend, si tifozët në stadium duke bllokuar punimet e séances dhe  fjala e opozitës u shndërrua në bilbila dhe bori.

Proceset  e integrimit të Shqipërisë, u lanë në harresë dhe deputetët socialist në atë kohë, rrëmbyen bilbilat, u ngujuan në Kuvend dhe në disa raste mazhoranca e atëhershme e PD-së vendosi që mbledhjet t’i bënte tek salla e madhe e Kryesisë së Kuvendit.

Sot, ndryshe nga atëherë nuk ka bilbila, por ka bllokim të foltores dhe deputetë që bërtasin. Demokratët po bëjnë sot atë që bënë socialistët dje.

Bashkë me PD është edhe LSI, pra tre forcat kryesore politike në Kuvend.

Sa  herë që Shqipëria ka pasur nevojë për të çuar përpara proceset e integrimit, palët nuk e dalin inatin ndaj njëra tjetrës dhe gjuhën e urrejtjes. Të gjithë i sulen Shqipërisë që të copëtojnë kur janë në pushtet apo ta frenojnë dhe pengojnë kur janë në opozitë.

Dje socialistët e bllokuan Kuvendin  duke mbajtur peng një sërë procesesh ekonomike dhe jo vetëm, ndërsa sot  PD dhe LSI po përsërisin të njëjtin skenar për të penguar reformën në drejtësi.

Çdo popull meriton qeverinë që ka, meriton dhe opozitën që ka, meriton klasën politike që ka, pasojat i shohin dhe vleresojnë të gjithë çdo ditë./CNA.al

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.