E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Organet e Drejtësisë, PD: Qëllimi i vetëm i Ramës është të mbrojë kriminelët
Lajme

Organet e Drejtësisë, PD: Qëllimi i vetëm i Ramës është të mbrojë kriminelët

Organet e Drejtësisë, PD: Qëllimi i vetëm i Ramës është të mbrojë kriminelët Opozita ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, se po tenton të kapë organet e reja të Drejtësisë si KLP dhe KLGj.

Ka qenë deputetit i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili në një prononcim për mediat, ka theksuar se mozhoranca nuk e do Reforma në Drejtësi, pas ka si qëllim të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Bylykbashi i është rikthyer edhe një herë çështjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të cilin thotë se nuk po e arreston edhe pse është i dënuar për trafik droge.

“Tek bandat kriminale është hedhur në sulm për të mbrojtur banditët. Në vend të dorëzojë kriminelë të dënuar për trafiqe droge si Agron Xhafaj i liron me vendim gjykate.

Ndërkohë që persona të dënuar për trafik droge në çështjen e famshme Habilaj, dëshmitari kyç në hetim me vendim gjykate transferohet në Itali vetëm që të mbuojë çështjen Tahiraj-Habilaj.

Edi Rama është i vendosur që me kapjen e KLGJ dhe KLP ëhstë i vendosur të mbrojë Tahirin sepse mbron veten e vet. Ne nuk e lejojmë këtë sepse pa u dënuar Tahiri Edi Rama nuk mund të bëjë drejtësi”, tha Bylykbashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.