E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Organizata e Bashkëpunimit Islamik ku është anëtare edhe Shqipëria, kundër presidentit Trump
Publik News

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ku është anëtare edhe Shqipëria, kundër presidentit Trump

Organizata, ka zhvilluar një takim në Jeddah, prej nga ku ka dalë me një deklaratë të posaçme, përmes së cilës u bën thirrje shteteve anëtare që të mos angazhohen me këtë plan apo të bashkëpunojnë me administratën amerikane, në zbatimin e tij në asnjë mënyrë.

Takimi u kërkua nga udhëheqja palestineze dhe u zhvillua dy ditë pasi Liga Arabe e hodhi poshtë planin e Trump duke konsideruar se nuk zgjidh as minimumin e të drejtave dhe aspiratave të popullit palestinez. Ende nuk dihet qëndrimi i vendit tonë gjatë përpilimit të kësaj rezolute dhe nëse Shqipëria si anëtare do ti bindet kësaj thirrje që del kundër planit të presidentit Trump. Por fakt është që deri më tani nuk ka pasur asnjë qëndrim nga minstria jonë e Jashtme, kundër vendimit të këtij samiti.

Edhe më herët me rastin e një rezolute të Turqisë kundër Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, Shqipëria është rreshtua kundër SHBA-ve, pavarësisht se më vonë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikane në kryeqytetin e ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.