E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oriz në vend të kokainës, kontenieri nga Pireu në Durrës
Lajme

Oriz në vend të kokainës, kontenieri nga Pireu në Durrës

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni antidrogë Shqipëri-Greqi, ku u sekuestruan 1 kg kokainë, e cila kishte ardhur me kontejner në portin e Durrësit. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala tregoi të dhëna nga dosja e operacionit në fjalë, ku brenda kontejnerëve që vinin nga Ekuadori ishte fshehur kokaina. Nga aksioni u arrestua Ardian Bega, oficer i sigurisë në portin e Durrësit, shtetasi Altin Mysliaka, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G.M. Mësohet se skema e trafikut Ekuador-Pire-Shqipëri, kishte pak ditë që po hetohej nga policia greke.

Gazetarja Lala raportoi se ngarkesa e kokainës, e cila ishte nisur nga Ekuadori me 2 kontejner, me një sasi prej 45 kg, pasi u pikas nga policia greke, u zëvendësua me oriz në përpjekje për të futur në kurth porositësit, duke lënë vetëm 1 kg. Pasi e ambalazhuan drogën në mes të orizit, policia brenda tyre vendosi edhe gps (aparat lokalizues). Po ashtu gazetarja tha se dy kontejnerët kishin mbërritur në portin e Pireut në datën 26 gusht, ndërsa në 19 shtator ata mbërritën në portin e Durrësit (Në kontejnerin e parë ishin 25 kg dhe 231 gr kokainë dhe në të dytin 20 kg dhe 500 gr kokainë)

 

Gazetarja Klodiana Lala pohoi për ‘BW’ se pasi u vunë në dijeni nga autoritetet greke, policia shqiptare ndërmori masat, ndërsa prokuroria çeli procedim penal. Mësohet se në portin e Durrësit kanë qenë 4 oficerë policie që mbikëqyrnin kontejnerët, ndërsa operacioni vëzhgohej dhe nga një pallat përballë portit. Pasi ngarkesa në fjalë u mor nga oficeri i sigurisë së Portit, i cili u takua me shtetasin me inicialet G.M.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.