E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ortaku i Olsi Ramës dhe këshilltari i Xhaçkës i përfshirë në skemë mashtrimi ndërkombëtar’
Publik News

“Ortaku i Olsi Ramës dhe këshilltari i Xhaçkës i përfshirë në skemë mashtrimi ndërkombëtar’

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i bëri jehonë një raportimi nga një konsorcium gazetarësh investigativë, ku tregohet se Armant Josifi, ortak i vëllait të kryeministrit dhe këshilltar i ministres së Mbrojtjes, është i përfshirë në një skemë mashtrimi ndërkombëtar. Zhupa ngre edhe disa pyetje që duhen sqaruar.

POSTIMI

Armant Josifi, ortaku i Olsi Ramës dhe njëkohësisht këshilltari i Olta Xhaçkës, sipas investigimit të gazetarëve të 23 vendeve të botës, është i përfshirë në një skemë mashtrimi ndërkombëtar multimilionere!

Nuk është hera e parë që Shqipëria falë ortakërive, miqësive, kushërinjve, bashkëpunëtorëve të Ramës, të citohet në mediat botërore për krime, droge, mashtrime!

Mashtrimi multi-milionësh i kompanisë së callcenter-ave, në Tiranë administrohet nga Josifi, thotë investigimi i publikuar në mediat prestigjioze. Bëhet fjalë për kompaninë Milton Group me bazë në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, që merret me mashtrimin me kriptomonedhat. Qytetarë nga Evropa dhe shtete të tjera jo-evropiane kanë rënë pre e një skeme mashtruese duke humbur edhe deri në 40 mijë euro një person. Atyre u premtohej rritje e investimit të tyre, por kjo skemë mashtruese gjigante i ka siguruar Milton Group një fitim prej 70 milionë dollarësh.

Disa prej mediave ndërkombëtare, që kanë publikuar skandalin, si La Stampa dhe El Confidencial japin detaje interesante sa i përket operimit të Milton Group në Shqipëri. Ky callcenter në vendin tonë menaxhohet nga Armant Josifi, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili përfshihet ne investigim edhe si ortaku i vëllait të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Josifi ka qenë ortaku i Olsi Ramës në Pegasus Communication!

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë:

-Si mund të vazhdojë të qëndrojë këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes kur akuzohet për mashtrim ndërkombëtar nga një investigim serioz?

-Kush është mbrojtja shtetërore qe ka Josifi?

-Sa ka ndikuar ortakëria me Olsi Ramën në Pegasus Communication për të pasur favore pushteti?

-A është Xhaçka e përfshirë apo në dijeni të kësaj skeme?

-A është Edi Rama i përfshirë apo në dijeni të kësaj skeme?

-Pse duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë një njeri që akuzohet për mashtrim ndërkombëtar?

-Cilat janë përfitimet që ky pozicion në Ministrinë e Mbrojtjes i krijon për lehtësira me autoritetet shqiptare?

-A do hetojë prokuroria shqiptare në bazë të investigimit të publikuar?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.