E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OSBE seminar  për dekriminalizimin, ndërsa arlamenti është boshatisur
Politikë

OSBE seminar për dekriminalizimin, ndërsa arlamenti është boshatisur

Misioni i OSBE në Tiranë që është vënë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për qëndrimet që ka mbajtur një hap para diplomatëve të tjetrë perendimorë në mbështetje të qeverisë do të oganizojë nesër një tryezë së bashku me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme për efektet dhe eficencën e ligjit të dekriminalizimit.

E bukura e kësaj nisme është se misioni i kryesuar nga gjermani Bernd Borchardt që njohet tani për qëndrimet eveta të forta, po kujtohet të debatojë për dekriminalizimin e kuvendit, tani që gjysma e tij është boshatisur, pas bojkotit të opozitës.

Shikoni dhe njoftimin e OSBE-së

Prezenca e OSBE-së organizon nesër një tryezë teknike për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, me pjesëmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjatë tryezës, dy institucionet do të nënshkruajnë edhe një memorandum bashkëpunimi në këtë fushë. Fjalët hyrëse do të mbahen nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Media është e ftuar në seancën e parë, gjatë së cilës do të flasin krerët e institucioneve dhe do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.