E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ose largo Berishën, ose atje në birucë”, ish-kryeministri tregon si u shantazhua Lulzim Basha me dosjen e Nik Muzin
Lajme

“Ose largo Berishën, ose atje në birucë”, ish-kryeministri tregon si u shantazhua Lulzim Basha me dosjen e Nik Muzin

Sali Berisha tha se Lulzim Basha u shantazhua me dosjen e Nik Muzin për të përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Berisha rrëfeu në ‘Opinion’ se Basha kishte shkelur ligjet me lobimin në SHBA dhe atje rrezikonte burgun. Ish-kryeministri kujtoi se Basha nuk udhëtoi dy vite në SHBA pasi atje do ta arrestonin për pastrim parash.

“Është dosja Nik Muzin. Kur prokurorja e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, ajo kërkoi dosjen për Nik Muzin. Nik Muzin tregoi herën e dytë pasi u kap në një tjetër ccështje. Ai i tregoi të gjitha. Pasi i tregoi Nik Muzin, dosja erdhi këtu. Prokuroria e mori vesh që ka dëshmuar atje, u thirr Lulzim Basha. Raporti ishte: Ose largo Berishën, ose je këtu ose atje në birucë. Dhe atje nuk shkonte dot. Po them çfarë thoshte raporti i huaj. Unë dija ato që më kishte thënë. Nuk e dija që kishte shkelur çdo ligj. Më kishte deklaruar se ato para u mblodhën në diasporë dhe ne ato para i paguam këtu. Unë besova atë që më tha. Dhe Donald Lu-së i thashë publikisht që nuk është e vërtetë. Të paktën për dy vjet ai nuk shkeli dot në SHBA, anuloi udhëtimin atj”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.