E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OSHEE: Regjistroni adresën deri më 30 janar 2018, ose do t’ju ndërpritet energjia
Lajme

OSHEE: Regjistroni adresën deri më 30 janar 2018, ose do t’ju ndërpritet energjia

Të gjithë individët të cilët nuk kryejnë regjistrimin e adresës deri në datën 30 janar 2018 do të përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një njoftimi, sipas të cilit lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

Për realizimin e projektit “Një qytetar, një adresë”, i cili ka ardhur si një bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE, çdo qytetar do të pajiset me një numër personal që do të identifikohet që në lindje, njofton scan.tv. Sipas njoftimeve, projekti i cili ka nisur punën që në nars të vitit të kaluar, ishte parashikuar të bëhej falas për banorët të cilët do të bënin regjistrimin brenda gjashtë muajve të parë. Ndërsa pas kësaj periudhe, jo vetëm që do të bëhet me pagesë, por janë parashikuar edhe gjoba.

“Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores.
Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm.
Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.