E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Osmani tregon skenarin pse  doli Linda Rama në intervistë tek Fevziu
Flash

Osmani tregon skenarin pse doli Linda Rama në intervistë tek Fevziu

Intervista e Linda Ramës në “Opinion” sjell një qasje të mirëkalkuluar për të përçuar një mesazh të dyfishtë: distancë nga pushteti dhe një formë e heshtur e ndikimit mbi të. Pretendimi se ajo nuk ndikon në vendimmarrjet e kryeministrit dhe insistimi mbi “vendimmarrjen institucionale” duket si një përpjekje për të ruajtur një profil të pavarur profesional, ndërkohë që theksohet roli i saj si një këshilluese në mënyrë indirekte.

Tjetër mendim ka kreu i Lëvizjes Atdheu, Kreshnik Osmani.  Ai e quan një skenar sepse  duke patur parasysh që nuk shkon në Inagurimin e Presidentit Trump në Amerikë ne 20 Janar, sepse nuk ftohet dikush me dosje të hapur atje, ka dalë zonja e kryeministrit Linda Rama tek Fevziu dhe po flet për parathënien e saj tek libri i Kamala Harris.

Ajo u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se sa ndikon në vendimmarrjet e kreut të qeverisë. Linda Rama u shpreh se nuk ndikon në vendimmarrjet e Edi Ramës, madje askush nuk mund ta bëjë diçka të tillë. Sipas saj, vendimet e tij janë vendimmarrje institucionale pasi është kryeministri i vendit.

Linda Rama u shpreh se që nga momenti i parë i ka qëndruar profilit të saj dhe ka një distancë të plotë nga pushteti i bashkëshortit të saj si kryeministër. Ajo theksoi se votën për kryeministër ta jep populli në kolektivin politik dhe jo atë familjar. E për këtë arsye asnjë familjar nuk ka të drejtë që të ushtrojë vendimmarrjet politike, theksoi ajo.

Megjithatë ajo pranon se ka një terren ku gjithkush mundet që t’i japë opinionet e veta një kryeministri kur vjen puna te fenomene të ndryshme dhe këtë mundësi e merr edhe vetë ajo. Linda Rama tha se me kalimin e kohës në pushtet, kryeministrit Rama i është shtuar durimi për të dëgjuar.

1.Deklarimi i distancës nga pushteti:

Linda Rama insiston që ka mbajtur një profil të veçantë nga roli politik i bashkëshortit të saj. Kjo duket si një përpjekje për të adresuar perceptimet publike që shpesh e lidhin bashkëshortin e një lideri me ndikimin në qeverisje. Përtej deklaratave të saj, mbetet e diskutueshme nëse kjo është një distancë reale apo thjesht një narrativë e krijuar për të shmangur kritikat.

2.Përmendja e “këshillimit institucional” dhe ndikimit të mendimeve:

Ajo e pranon se ka raste kur ndan mendime apo bën pyetje që mund të ndikojnë në reflektimet e kryeministrit. Ky është një moment që vlen të theksohet, sepse shpesh këshillat informale mund të kenë më shumë peshë se vendimet e marra në tryeza institucionale. Në thelb, ajo nuk mohon që ka një formë ndikimi përmes dialogut personal.

3.Justifikimi me “përgjegjësinë institucionale”:

Theksi mbi faktin se përgjegjësia i takon kryeministrit dhe jo ndonjë individi tjetër është një mbrojtje e natyrshme, por e përgjithshme. Në realitet, liderët shpesh konsultohen me rrethin e tyre të ngushtë, duke përfshirë edhe familjarët. Pyetja mbetet: sa i sinqertë është ky pretendim, duke pasur parasysh kompleksitetin e qeverisjes?

4.Roli i saj si figurë profesionale:

Përmendja e përvojës së saj në administratë dhe theksimi se ka qëndruar larg bindjeve politike është një përpjekje për të ndërtuar një identitet profesional të pavarur. Kjo mund të jetë pjesë e strategjisë për të neutralizuar kritikat dhe perceptimet negative për përfshirjen e saj në prapaskenat e politikës.

Ndikimi në perceptimin publik:

Intervista ngre disa dilema:

•A është Linda Rama vërtet e distancuar nga vendimmarrja e kryeministrit, apo po ndjek një qasje më të sofistikuar të ndikimit? Përgjigjet e saj janë të ndërtuara me kujdes për të shmangur çdo akuzë të drejtpërdrejtë, por njëkohësisht lënë hapësirë për interpretim.

•Si ndikon kjo në imazhin e qeverisë Rama? Nëse bashkëshortja e kryeministrit shihet si një këshilluese e urtë dhe e balancuar, kjo mund të ndihmojë në zbutjen e kritikave ndaj një lideri të perceptuar si autoritar.

Intervista e Linda Ramës ishte një përpjekje për të ndërtuar një narrativë të pavarësisë dhe profesionalizmit, duke lënë një derë hapur për ndikimin e saj diskret në politikë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo qasje do të bindë publikun apo do të perceptohet si një strategji e mirëmenduar për të mbuluar të vërtetën.

Kreshnik Osmani  drejtues i Lëvizjes Atdheu e analizon kështu intervistën e Linda Ramës

Pasi u sorollat në Paris pas Presidentit Trump dhe tentoi të marrë një shtrëngim duarsh me të, Edi Rama nuk ia doli të marrë asnjë pozë, sic ndodhte zakonisht me Presidentitn Biden, përvecse të shijojë në distancë fotografinë e Trump dhe të Macron me Vjosa Osmanin.

Tashmë duke patur parasysh që nuk shkon në Inagurimin e Presidentit Trump në Amerikë ne 20 Janar, sepse nuk ftohet dikush me dosje të hapur atje, ka dalë zonja e kryeministrit Linda Rama tek Fevziu dhe po flet për parathënien e saj tek libri i Kamala Harris.

Fevziu nuk ka shkuar larg skenarit dhe e ka pyetur zonjën Rama, për kohën kur ajo ka qenë kryetare e Bordit Drejtues të Soros.

Pyetja qe lind ketu natyrshem eshte. Kur e sheh qe ka fituar ne Amerike hasmi me i madh i Sorosit, perse ishte pikerisht tani i nevojshem ky emision, per tu identifikuar me Sorosin dhe Kamala Harrris?

Eshte shume e thjeshte. Ky është një emision i bërë sonte për tu treguar shqiptarëve se arsyeja përse Trump nuk e pranon Ramën në Uashington, është se gruaja e tij dhe ai janë ngushtësisht të lidhur me Soros dhe me Harris.

Nuk është gabim si ide, por ka shumë rëndësi që e dinë që i kanë punët pisk dhe akoma më mirë është kur e tregojnë sot për shqiptarët dhe për Amerikën, se persekutimi i tyre po vjen se kanë qenë me Soros.

Loja po bëhet e bukur, por vetëm sa ka nisur!

Lali e ka prere bileten per tek burgu i zi, Balluku- Spiropali po shqyhen per pushtet, Rama ne dite te zeze!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.