E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OSSH njofton kush zona do të kenë probleme me energjinë elektrike
Lajme

OSSH njofton kush zona do të kenë probleme me energjinë elektrike

Ditën e sotme Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka dalë me një njoftim zyrtar për situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore.

Sipas njoftimit zyrtar, OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.


Njoftimi i plotë:

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore‼ në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.

Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq.

Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.

Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës.

OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.