OST-ja:Pezulluam kontratën me Dunwell Haberman
Pas skandalit të publikuar në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila sipas Agjencisë së Prokurimit publik ka përfituar një tender me vlerë 11 milionë euro nga Operatori i Sistemit te Transmetimit, ka ardhur edhe reagimi zyrtar.
Përmes një njoftimi për mediat OST pohon se ne momentin kur është njohur me përmbajtjen e dokumenteve ku u zbulua se kompania DH Albania kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit të të Delaware, ky institucion ka marre masat për pezullimin e njëanshëm te kontratës.
Reagimi i OST-së:
Sqarim i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)
Referuar rastit te publikuar ne median online për një kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur është njohur me përmbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne News 24, ky institucion ka marre masat për pezullimin e njëanshëm te kontratës.
Detajet e mëtejshme do bëhen te ditura ne një komunikim te dites se nesërme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



