E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pacolli: Jo ndarje të Kosovës
Lajme

Pacolli: Jo ndarje të Kosovës

Ministri i jashtëm i Kosovës dhe Zv.Kryeministri Behgjet Pacolli është përpjekur të ‘qetësojë’ shqiptarët në të dy anët e kufirit se nuk ka ndarje të Kosovës. Reagimi ka ardhur pas debateve të shumta të shpërthyera në media dhe politikë për të ashtuquajturin “korrigjim të kufijve” me Serbinë, shprehje që Pacolli nuk e përmend.

Në shënimin e tij, Pacolli kthen përgjigje vetëm për atë që po cilësohet si “ndarje” e Kosovës.

“Jo ndarje e Kosovës – shkruan Pacolli në Fb. – Shoh se shumë qytetarë aktualisht janë të shqetësuar për një të ashtuquajtur “ndarje” të Kosovës. Vendi ynë është mjaft i ndarë. Nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e mëtejshme të territorit tonë. Unë mendoj dhe shpresoj se asnjë udhëheqës shqiptar nuk do të ishte aq naiv,” përfundon ai.

MESAZHI NE FACEBOOK

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.