E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pacolli lëshoi akuza të forta ndaj saj, noterja: S’mund te shprehem
Lajme

Pacolli lëshoi akuza të forta ndaj saj, noterja: S’mund te shprehem

Biznesmeni Behgjet Pacolli reagoi dje pas raportimeve mbi aksionet e shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës, duke akuzuar noteren Valbona Selimi për veprime të dyshuara të paligjshme dhe të kryera fshehurazi.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli deklaroi se konfuzioni dhe polemikat rreth projektit burojnë nga veprimet e noteres, e cila sipas tij ka përfshirë dokumente të pavërteta në procesin e transferimit të aksioneve.

VoxNews kontaktoi noteren Valbona Selimi për koment, por ajo u shpreh se nuk mund të japë detaje lidhur me aktet e nënshkruara nga palët, duke theksuar se kjo është një masë për ruajtjen e konfidencialitetit. Pavarësisht pyetjeve të mëtejshme për prani dhe nënshkrime gjatë transferimit, Selimi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje shtesë deri në publikimin e artikullit.

“Per te ruajtur konfidencialitetin e veprimeve nuk mund te shprehem lidhur me aktet e nenshkruara nga palet. Ju lutem te mirekuptoni kete qendrim, pa e keqinterpretuar ate”, u shpreh noterja Selimi.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka ngritur një grup hetimor për çështjen e Aeroportit të Vlorës. Hetimi përfshin tre persona: Behgjet Pacollin, vëllanë e tij Emin Pacolli, dhe Nelson Çelën, administrator i kompanisë mëmë Mabco Construction S.A. në Zvicër. Ata akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Pacolli po lidhte marrëveshje larg vendit për të vendosur kolateral mbi aeroportin, me gjurmë të veprimeve të tij të evidentuara deri pranë Astanas, në Kazakistan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.