E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Padia e Ramës ndaj Haradinajt
Publik News

Padia e Ramës ndaj Haradinajt

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Nishani shkruan se “Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”.

Reagimi i Nishanit 

Padia gjyqësore e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërise kundër Kryeministrit dhe një prej figurave kyçe të luftës për liri në Kosovë është një sulm prej gjarpërit në gji.
Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.
Kauza e tij filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.
Në fakt urrejtja e Edi Ramës ndaj asaj pjese të Kombit nuk do të bënte kurrfarë rëndësie nëse ai nuk do të ishte Kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri.
Pikërisht këtë hapsirë synon të shfrytëzojë Edi Rama në kauzën e tij albanofobe.
Por për fatin e tij të keq, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mbart e gjitha këtë fobi antikombëtare të këtij njeriu, e për rrjedhojë kauza e tij mbetet minorancë, por jo pa dëm.
Prej kohësh është qartësuar jo vetëm diferenca midis rilindsve mavi dhe grupimit më të madh të socialistëve si përkatësi politike, por edhe keqpërdorimi vulgar që sekti rilindës i ka bërë shumicës dërrmuese të atyre që besojnë tek modeli i tyre socialist.
Ndaj edhe kjo urrejtje patologjike e Edi Ramës ndaj gjysmës më të margjinalizuar të Kombit mbetet një minorancë mjerane, por jo pa rrezik !
Rreziku është pikërisht i ngjashëm me atë helmin që mund të hedh në çdo moment gjarpri që të rri në gji ! 🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.