E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Padia ndaj Xhaçkës për shpërdorim detyre, Vokshi: SPAK duhet të justifikojë besimin që i ka dhënë PD-ja
Publik News

Padia ndaj Xhaçkës për shpërdorim detyre, Vokshi: SPAK duhet të justifikojë besimin që i ka dhënë PD-ja

Partia Demokratike depozitoi sot në SPAK padinë ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila akuzohet për shpërdorim detyre dhe parash publike.

Sipas PD, Xhaçka ka përdorur helikopter ushtarak për të udhëtuar drejt Dibrës për fushatë elektorale duke i shkaktuar një dëm financiar buxhetit të shtetit.

Në lidhje me këtë akuzë, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka thënë gjatë një interviste me gazetaren Beti Njuma, se deri tani SPAK nuk ka bërë asnjë lëvizje, pavarësisht padive të shumta të depozituara nga PD.

Vokshi: SPAK nuk ka reaguar. Kjo është një provë tjetër.  Dhe ne i kemi kërkuar SPAK-ut që të bëjë hetime të menjëhershme, të thella, profesionale dhe të paanshme. Pra, të gjitha këto që ne përmendëm dhe këto janë vetëm disa prej kallëzimeve që kemi dërguar në SPAK janë prova dhe në një farë mënyre do të justifikonin besimin që PD ka patur në ngritjen e një strukture, e cila do të vinte drejtësi sa i përket zyrtarëve të përfshirë në afera korrupsioni apo të lidhur me krimin e organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.