E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paditi  ish Presidentin Nishani, Gjykata i kthen padinë trajnerit Panuçi: 20 ditë kohë për…
Lajme

Paditi ish Presidentin Nishani, Gjykata i kthen padinë trajnerit Panuçi: 20 ditë kohë për…

Gjykata e Tiranës ka kthyer padinë e trajnerit të Kombëtares së futbollit Christian Panuccit, kundër ish-presidentit të republikës Bujar Nishanit.

Ky vendim është argumentuar nga gjyqtarja Anila Karanxha me faktin se padia e depozituar dhe ku kërkohej nga ish-presidenti Nishani një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh, kishte të meta ne formulimin e saj.

Gjykata e Tiranës nuk ka bërë të ditura konkretisht se çfarë problematikash janë vërejtur në padinë e Panuccit, por mësohet se gjyqtarja i ka kërkuar palës paditëse që t’i plotësojë brenda afatit ligjor të parashikuar në ligj që është 20 ditë.

Nëse brenda këtij afati nuk plotësohen kërkesat e parashtruara nga gjykata për padinë atëherë automatikisht padia cilësohet e rrëzuar. Mbetet për t’u pare nëse avokatët e Panuccit do të respektojnë afatin ligjor dhe do ta vazhdojnë betejën moralo-ligjore të nisur me ish-presidentin Bujar Nishani.

Trajneri i kombëtares së futbollit Christian Panucci, paditi në Gjykatë ish-presidentin e republikës, te cilit i kërkon ta dëmshpërblejë me një vlerë prej 100 mijë eurosh, pasi pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria u mund 3-0, Nishani është shprehur për trajnerin e kombëtares se: Panucci është një sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur.

Për këtë reagim të ish-presidentit, trajneri i kombëtares Panucci kërkon dëmshpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar në publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.