E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Padronët e Ramës dhe interesat gjeopolitike  rrezikojnë të ardhmen tonë si komb
Uncategorized

Padronët e Ramës dhe interesat gjeopolitike rrezikojnë të ardhmen tonë si komb

Kryeministri i Shqipërisë dhe Atdheu i shqiptarëve

Shtatori hyri me kontroversialitet, por asgjë substanciale. Krijimi i qeverisë është aq formal sa edhe vetë zgjedhjet.  Çdo gjë në lojë është e paramenduar  dhe nuk ka asnjë llojë dyshimi që loja kontrollohet nga të tjerë,  padronët e Parisë së Tiranës. Edi Rama është thjesht vegël, dhe vlera e tij në  vënd është po aq afër zeros sa edhe pushteti që ka. Edi Rama nuk ka pushtet de facto ose de jure, atë pushtet mbi Shqipërinë si subjekt politiko ligjor e kanë padronët për të cilët ai punon.

Shqiptarët deri tani janë ndërgjegjsisht janë jashtë kontrollit të Parisë dhe nuk pajtohen me të por duke përdorur “kulturën” si term gjthpërfshirës, institucionet sociale të krijuara posaçërisht për të skllavëruar shqiptarët, i bën ata të dominohen  nga antivlerat e instaluara, dhe kultura globale-kozmopolite.  Kjo e bën edhe më të parëndësishëm Kryeministrin e Shqipërisë,  sepse në një skenar të thjeshtë,  ai nuk shihet si kryeministri i shqiptarëve por si përfaqsues i fenomenit të globalizmit, skllavërimit ndërkombëtar; dhe kjo është mjaft domethënëses sepse e ka shkëputur nga roli i tij në lidhje me qytetarin dhe në term më të gjërë me vet shqiptarin.

Edi Rama është  pafuqishëm në thelb, paçka rrjedhës politike aktuale, euforisë dhe “fitores elektorale”.  Kryeministri i Shqipërisë  është  i bindur që fitorja e Partisë së tij (rilindase) dhe jo e Partisë Socialiste, nuk ka të bëj fare me një fitore gjithpërfshirëse të një elektorati socialist.  Afirmimi i tij si fitues i zgjedhjeve i jep mundësinë atij të punojë edhe katër vjetë të tjera për padronët e tij, veten, dhe enturazhin e tij, me qëllim që këta të fundit të mundësojnë  qënien dhe vazhdimësinë e tij në politikë.

Pra që te mund të kryej funksionin e tij, ai ka nevojë për mbështetjen e Padronëve të tij, Rilindjen si kult, dhe shtetit të dhunës i cili pritet që të konfirmohet. Qeveria e krijuar do të jetë vegël e tij dhe klaneve të brëndëshme të cilët duan pjesën e tyre, por në parim Edi Rama është vetëm administrator i territorit të Shqipërisë.
Të tjerat nuk kanë asnjë kuptim dhe vlerë. Loja politike është aq e egër sa edhe mbyllja e saj me një fund tragjik për egsistencën tonë si komb.
Për sa i përket shtetit shqiptar, ai nuk funksionon përveç faktit që është punëdhënës. Agjensitë  janë në mbrojtje të pushtetit të tij, njerzëve që punojnë për të,  dhe ata për të cilët ai punon.

Paria e Tiranës, padyshim është e shitur, e blerë e rishitur dhe  në njëzet e pesë vitet e fundit ka ndërruar padronë sipas stinëve. Mirëpo kësaj rradhe, situata është mjaft e vështirë politikisht.
Në këtë dilemë,  pikpyetja bie në fatin e territorit të Shqipërisë, kombit shqiptar, shtetit si instrumenti i promovimit të vlerave kombetare, faktorit shqiptar.

Kultura e bastarduar është një kapitull më vete por jo më pak e rëndesishme sa edhe faktorët e sipërpërmëndur sepse aty ka zanafillën humbja e identitetit kombëtar. Rezultatet e punës së Edit Ramës si admnistrator i territorit dhe si llogaridhenës diku gjetkë  janë të dukshme.

Argumente që kanë peshë të rëndë bëhen mbas dyerve të mbyllura dhe nuk bëhën publike për shkak se janë marëveshje dhe plane afat gjata në të cilat Edi Rama është i implikuar direkt.
Skema dhe konfigurime të ndryshme po paraqiten aktualisht në zonën gjeopolitike, pa asnjë lloj interesi në favorin tonë si komb.  Palët e interesuara masin ujrat nëse  mund të notohet në idenë e  një Shqipërie juridikisht nën një konfederatë, apo është një ide që do të kundërshtohet hapur.

Dhe kjo është bërë disa herë. Por çdo herë që idetë janë hedhur në treg për përfshirjen e Shqipërisë  (kudo), Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kalon testin pa u mbytur, sepse nje konfigurim politik-juridik i tillë nuk u kontestohet në masë por thjeshtë me një “revoltë” në median shoqërore, dy debate analistësh dhe çudija e rradhës zëvëndësohet nga marrëzia tjetër kolektive.

Loja që lozet në kurriz të kombit është shprehje e ndeshjes dhe e lidhjes së interesave gjeopolitike rajonale, ndërkombëtare dhe globale. Qëllimet e këtyre entitevejanë afat shkutra dhe afatgjata. Qëllimet afat shkurtëra kanë të bëjnë me shfrytëzimin e pasurive të ripërtëritshme dhe ato të pa ripërtërishtme, ekonominë imediate, përfitimet, krijimin e rrjeteve ndërkombëtare për shfrytëzim energjish, për pastrim parash, për krijim e sistemeve financiare larg kontrollit të ligjit ndërkomëtar për biznesin, shkembimin dhe komercin.

Qëllimet afat gjata kanë të bëjnë me burimet njerëzore, territorin e Shqipërisë deri në eliminimin e saj brënda një konstrukti global pa identitet në shërbim të oligarkisë botërore, sistemeve bankare dhe ata që influencojnë politikën ndërkombëtare me anë të parasë.
Jo më pak i rëndësishëm është roli i faktorit të brëndëshëm në krijimin e një terriori pa komb dhe identitet. Që një komb të ketë identitet duhet të ketë ndërgjegje të lartë. Një panoramë e territoreve ku jetojnë shqiptarët dhe shohim, ndarje, pakica që sundojnë, oligarke, financiare, kultura të panjohura të pa-përbashkëta.

Vlerat kombëtare janë sheshuar me ide globale dhe kozmopolite. Vendi përfaqsohet nga funksionarë të cilët nuk promovojnë asgje shqiptare por janë vënë në dizpozicion të entiteteve ndërkombëtare, krimit të organizuar dhe instrumentet që e mundësojnë atë. Në katër vitet e ardhshme do të shohim një politikë e cila do mundohet të evitoj konfliktin, mbulojë të vërteten dhe pritet që të konsolidohen themelet e një shteti dhune ku ligji do të funksionoj në aparencë për krime ordinere, ndërsa në planin gjeopolitik po hidhen themelet e sheshimit dhe njëhsimit të kombit brënda një identiteti pa emër, pa përkatsi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.