E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paga e  FEVZIUT  400 mijë euro në vit?!
Publik News

Paga e FEVZIUT 400 mijë euro në vit?!

Dje në media u raportua për një kalim të mundshëm të gazetarit Blendi Fevziu dhe emisionit “Opinion” në Top Channel.

Në media thuhej se Ben Blushi i ka bërë një ofertë të parezistueshme Fevziut, që ky i fundit të braktisë Klanin dhe të kalojë në Top Channel.

Por, mesa duket e gjitha paska qënë një lojë për të rritur pazarin.

Fevziu ka disa ditë që i ka mbyllur negociatat me Frangajn dhe përfundimisht do të vijojë të qëndrojë në Klan, ndërsa paga do të jetë 400-450 mijë euro në vit.

Fevziu me Ben Blushin kanë bërë një lojë të tillë sikur Fevziu ka marrë një ofertë të “çmendur” nga Top Channel.

Por ka një detaj, bilancet e Top Channel në vitet e fundit janë katastrofë. Kredi, detyrime dhe së fundi para pak kohësh u shitën edhe aksionet e “Lori Kafe”. Pra, vështirë se mund të ketë financa kaq të fuqishme Top Channel, për të shkuar në një pagë të tillë siç përflitet nëpër qarqet gazetareske për një rrogë prej 400-450 mijë euro në vit për emisionin “Opinion” dhe stafin e tij./cna.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.