E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paguanin me euro false, arrestohen dy të rinjtë nga Kruja
Publik News

Paguanin me euro false, arrestohen dy të rinjtë nga Kruja

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka finalizuar operacionin “Konvertimi”, duke vënë në pranga dy shtetas.

Dy të rinj nga Kruja janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet për falsifikim të parave dhe mashtrimit të bizneseve.

Të rinjtë me iniciale A.B. dhe E.K. nga 21 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha false të euros dhe më pas i përdornin në biznese të ndryshme në kryeqytet.

Ata akuzohen për veprat penale falsifikim i monedhave dhe mashtrim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi” Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3.

Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.