“Paguhej 30 mijë euro në muaj nga Vis Martinaj”, Ardi Veliu emërohet drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Ardi Veliu ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar në postin e drejtorit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Ai është prezantuar ditën e sotme duke zënë në këtë mënyrë vendin e Muhamet Rrumbullakut.
Ky i fundit është njëri ndër kandidatët e përfolur për t’u emëruar në vend të Gledis Nanos.
Ndërkohë ditën e sotme një denoncim i fortë erdhi nga Sali Berisha, ku sipas tij Ardi Veliu paguhej çdo muaj me 30 mijë euro nga Ervis Martinaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



