E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pak ditë pas lindjes, Fatma Methasani bën daljen e parë publike
Publik News

Pak ditë pas lindjes, Fatma Methasani bën daljen e parë publike

Pas lindjes së Noah, Alfio  i është kthyer punës dhe së fundmi ka hapur shkollën e tij të gatimit.

Në ditën e hapjes ai ka pasur të ftuar personazhe të njohur dhe sigurisht në të nuk mund të mungonte Fatma.

Vetëm pak ditë pas lindjes, moderatorja ka bërë daljen e parë publike dhe me anë të fotove në Instagram duket se është rikthyer në formë.

Në përshkrimin e fotove ajo i bën edhe një dedikim special Alfios.

“Babi Alfio, tani jemi dy që duartrokasim dhe krenohemi me sukseset e tua! E adhuroj aftësinë tënde për të bërë gjërat që do dhe për t’i bërë gjithmonë perfekt! Të duam kampion! ❤️ Suksese”, shkruan moderatorja.

 

Tani që moderatorja ka sjellë në jetë djalin, mezi po presim ta shohim në ekran. Nëpërmjet një deklarate të bërë disa ditë më parë, Fatma tregoi se tani do të jetë në postin e drejtoreshës së televizionit “InTV”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.