E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pak kurajo për gazetarët !
Lajme

Pak kurajo për gazetarët !

Adri Stefa

Politikani i madh vdes për mikrofonat. Sapo i sheh shkon dhe ngulet përpara tyre dhe fillon të flasë brroçkulla dhe përralla për net të gjata dimri, jashtë pyetjeve që gazetarët i bëjnë.

Kur ndonjë gazetar i kërkon të përgjigjet konkretisht e të mos shpenzojë kohën e tyre dhe të publikut me broçkullat e përhershme, ai i përgjigjet duke e sharë, kërcënuar e intimiduar.

Dhe ndërkohë që gazetari që respekton veten, profesionin dhe misionin e gazetarit objektiv mund të debatojë (ai në kufijtë e etikës, politikani me kërcënime të hapura e arrogancën e pushtetit) gazetarët e tjerë heshtin dhe vazhdojnë të[ mbajnë mikrofonat përpara gojës së tij.

Asnjë gazetar nuk kishte kurajon t’i kthente shpinën politikanit dhe të mos dëgjonin përrallat, shpifjet e kërcënimet e tij, sepse ashtu e ka marrë urdhrin nga pronari, i cili “pushtetin e katërt” nuk e sheh si mision, por si mjet pasurimi e pushteti.

Në Shqipëri edhe pse është akuzuar e kapur në një sërë aferash korruptive e kriminale, politikani i madh ka mbrojtjen e shumicës së medieve, më saktë të pronarëve të tyre dhe disa analistëve që dalin në TV çdo mbrëmje, për të na treguar edhe ata nga ana e tyre përrallat e radhës…

Dhe arsyeja dihet prej të gjithëve e nuk mund të fshihet.

Prej korrupsionit dhe pushtetit të politikanit të madh kanë përfituar, përfitojnë dhe shpresojnë të përfitojnë edhe ata.

Prandaj dhe e mbrojnë me mish e shpirt.

Por ai nuk është i vetëm. Si ai janë shumë politikanë të mëdhenj…

Ndaj shpresoj që SPAK të funksionojë realisht, jo vetëm që të qërrojë njëherë e mirë këta politikanë qelbësira, por edhe që duke dënuar këta politikanë të mëdhenj, mbase u kthen kurajon edhe gazetarëve, në mënyrë që të realizojnë siç duhet misionin e tyre dhe gazetaria të quhet gazetari!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.