PAK MINUTA NGA NISJA E PROTESTËS, FORCA TË SHUMTA POLICIE RRETHOJNË PARLAMENTIN
Kanë mbetur vetëm pak minuta nga nisja e seancës plenare që do të shoqërohet me protestën e opozitës.
Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe ndodhen në Lushnje, para Parlamentit po mblidhen protestuesit e parë.
Ndërkaq, janë marrë menjëherë masat nga ana e Policisë së Shtetit që ka vënë në dispozicion qindra efektivë rreth godinës së Parlamentit me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë, në rast të ndonjë përplasjeje të mundshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






