Pak para arrestimit, Tahiri kërcënon Ramën: S’ke parë gjë akoma
Që pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij, pranë banesës së Tahirit tek ‘Kodra e Diellit’ kanë mbërritur gazetarët.
Në momentin që ka dalë nga shtëpia, Tahiri u ka folur gazetarëve dhe u ka thënë se: Nuk keni parë gjë akoma.
Me vone militantët socialistë rrethojnë shtëpinë e Saimir Tahirit
Për rreth një orë janë mbledhur pranë banesës, antarë dhe simpatizantë të Saimir Tahirit në mbështetje solidariteti ndaj akuzave të rënda të adresuara atij.
Edhe pse ish-ministri Tahiri nuk ndodhet në shtëpi, mbështetësit e tij shprehen se janë të vendosur të qëndrojnë atje deri sa të realizojnë takimin me ish zyrtarin e lartë emri i të cilit është bërë refren i ditës jo vetëm i medias shqiptare dhe asaj italiane, por edhe homologeve presticioze ndërkombtare e gjithë publikut shqiptar e më tej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



