E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pak para protestës, Alibeaj paralajmëron: Ja pse Edi Rama sot ka frikë më tepër nga rrënojat e Teatrit sesa kur ishte në këmbë
Publik News

Pak para protestës, Alibeaj paralajmëron: Ja pse Edi Rama sot ka frikë më tepër nga rrënojat e Teatrit sesa kur ishte në këmbë

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj nga sheshi ku pritet të fillojë protesta ka bërë deklarata të forta kundrejt qeverisë.

Sipas tij Rama po pengon pjesëmarrjen në protestë prandaj ka ngritur postblloqe në disa pika të vendit. Më tej Alibej ka deklaruar se Rama “sot ka frikë më tepër nga rrënojat e Teatrit sesa kur ishte në këmbë”, ndërsa thekson se pritet që sipas tij qytetarët të fitojnë lirinë.

“Gjest që tregon për rezonimin jo thjesht të rrënojave por më shumë se kaq. Ky shtet policor ka prekur telat më të imëta të çdo shqiptari.

Presim që shqiptarët të rimarrin lirinë e tyre pas 3 muajsh. Rama sot ka frikë më tepër nga rrënojat e Teatrit sesa kur ishte në këmbë. Kanë shkuar kanë rrethuar kryeministrin. Ka çuar forcat RENEA në Surrel.  Ky njeri ndjen brenda shpirtit të vet frikën e madhe prej bashkimit të shqiptarëve.

Nuk ka shenjë më ogurbardhë. Edi Rama, frikacaku Edi Rama. Sot do të jetë një bashkim njerëzish të lirë pa strategji dhe skenari. Këtë të kalimit të fadromave mbi trupat tonë Basha s’e ka thënë…”, tha Alibeaj në një lidhje për Ora news.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.