E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paketa fiskale 2023/ Nuk ka ulje të ngarkesës fiskale për karburantet
Lajme

Paketa fiskale 2023/ Nuk ka ulje të ngarkesës fiskale për karburantet

Konfindustria: S’ka strategji për përballim të krizës energjetike

Konfindustria ka shprehur rezerva sa i takon paketës fiskale për vitin 2023. Përmes një reagimi për mediat, Konfindustria bën me dije se ka mungesë strategjie për përballim të krizës energjetike, duke shtuar se nuk parashikohet vënia në punë e TEC-it Vlorë.

Një tjetër problem i evidentuar nga Konfindustria është fakti se sipas saj, paketa fiskale nuk ka ulje të ngarkesës fiskale për karburantet.

Sipas Gjergj Buxhukut, shuma prej 2 milionë euro ndihmë për familjet dhe bizneset për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore, është mjaft e ulët dhe duhet parashikuar e shumëfishuar në Buxhetin 2023.

Njoftim për shtyp
Konfindustria vlerëson, se Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë të përballimit të krizës energjitike të shpallur zyrtarisht. Është e pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $USD për vënien në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor.
Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjitike. Konfindustria ka kërkuar në pezullimin e “taksës së qarkullimit” dhe “taksës së mjedisit” me qëllim uljen e cmimeve të paktën në nivelin e shteteve të rajonit. Gjithashtu, kërkohet heqja e plotë e taksave për “gazin e lëngshëm”.
Konfindustria mbështet politikën financiare të sapofilluar për familjet dhe bizneset për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Shuma e shpallur prej vetëm 2 milionë euro është mjaft e ulët dhe duhet parashikuar e shumëfishuar në Buxhetin 2023.
Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme mosparashikimi në Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2023 të uljes së barrës fiskale si dhe financimit të veshjeve termoizoluese për ndërtesat publike dhe private, njësitë industriale, pajisjeve termike për rritjen e eficiencës energjitike, etj.
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.