E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paketa fiskale, taksat që pritet të ndryshojnë, në diskutim rishikimi i kufijve të pagës
Lajme

Paketa fiskale, taksat që pritet të ndryshojnë, në diskutim rishikimi i kufijve të pagës

Ministria e Financave do të nisë konsultimet me biznesin lidhur me paketën fiskale të vitit 2019. Bizneseve u janë dërguar pikat kryesore të drafteve që pritet të rishikohen. Ndër ndryshimet më të rëndësishme janë ulja e dividendit (aktualisht është 15%), dhe rishikimi I kufijve të pagës (sot pagat mbi 130 mijë lekë tatohet mbi 23% që është më e larta në rajon dhe ka krijuar skema shmangieje për ata që kanë pagat e larta. Ndryshime të tjera janë  norme e reduktuar TVSH 10 % për importin e autobuzëve elektrikë të transportit publik, rregullimi i taksimit per personat fizik tregtar; perjashtimi nga TVSH i furnizimit me shërbim nga nënkontraktorët për kontraktorët në industrinë fason etj. Pikat e diskutimit janë si më poshtë:

 

Ligji “Per  Procedurat Tatimore”

  • Dispozitë antishmangie e përgjithshme, me qëllim mos-keqpërdorimin e ligjit për përfitime të pandershme fiskale.  Reduktimi I mundesive për Planifikim tatimor Agresiv.
  • Dispozita shtesë në legjislacion për taksimin e fitimeve kapitale në lidhje me active dhe të drejta që ndodhen në Shqipëri  dhe që zoterohen nga jorezidentë shqiptarë, në lidhje me shitjet e  kuotave të kompanive, aktiveve apo te drejtave që ndodhen ne Shqipëri.
  • Rregullimi i taksimit për personat fizik tregtar. Dizenjimi I një skeme që takson të ardhurat pas tatimit (0 % për 5 milion, 5 % për 5-14 milion dhe 15 % për mbi 14 milion). Kjo pasi barra fiskale e një personi fizik është minimalisht 13 % më e ulët se e një investitori në kapital, 6-7 % më e ulët se e një të punësuari dhe maksimalisht pa taksë.

Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”

  1. Përjashtimi në import i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik
  2. Përjashtimi nga TVSH I furnizimit me shërbim nga nënkontraktoret për kontraktoret në industrinë fason
  3. Përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqësore sipas listes së miratuar me VKM, nga cdo importues
  4. Normë e reduktuar TVSH 10 % për importin e autobuzëve elektrike të transportit public

Ligji “Per akcizat” 

  1. Rishikime të akcizes për rërat dhe zhavoret bituminoze, duke taksuar atë lloj lende të parë që zëvendeson nënproduktet e naftës dhe ndikon në ambient.
  2. Heqja e akcizës për fishekzjarret, llampat, pilat/bateritë
  3. Rishikime të nivelit të akcizës për duhanin e përpunuar dhe zevendesuesit e tij, duhanet me ngrohje, purot.

Ligji “Per tatimin mbi të ardhurat”

  1. Rishikim i normës së tatimit mbi dividentin
  2.  Rishikim i kufijve të pagës që tatohen me norm atë ndryshme tatimore.

Ligji “Për taksat Nacionale” 

  1. Ndryshimi I skemës së taksimit të ambalazheve plastike, kalimi nga taksimi i ambalazheve plastike, tek taksimi i materialeve plastike, duke e ulur me 2/3 normën ekzistuese.
  2. Axhustime në skemën e rentës minerare për industrine e kromit, me qëllim nxitjen e përpunimit brenda vendit të mineraleve duke shtuar vlerën e tij për eksport.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.