E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paligjshmëria e kandidatëve për KLGJ dhe KLP/ Ja dokumentet
Lajme

Paligjshmëria e kandidatëve për KLGJ dhe KLP/ Ja dokumentet

Partia Demokratike ka dalë kundër anëtarëve të KLP dhe KLGJ, të zgjedhur një ditë më parë nga komisioni Ad Hoc.

Në një dalje për mediat, deputetët demokratë Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi deklaruan se  emrat e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ jo vetëm janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama, por kanë dhe probleme të rënda me ligjin.

Deklarata e plotë:

Foto Kozma Jano spiun 1 dhe 2 provojnë së kandidati për anëtar KLP ka qene bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit.

Ne vetëdeklarimin per lidhje me ish sigurimn, ka deklaruar “jo”.

-Është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977 ga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur qëllim agjenturën brenda policisë. Është bashkëpunëtor (informator) i Sigurimit. Katela model 2 e tregon këtë.

-Po ashtu, me vendimin nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit), komisioni “Mezini”, i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar (vendimi bashkëlidhur)

Foto Kozma Jano komunist fakton kandidimin ne 2011 per partine Komuniste ne Lushnjë.

Altin Hazizaj i denuar eshte dokumenti i  Prokurorisë së Përgjithshme, që provon se kanddiati per KLGJ/KLP eshte denuar dy herë.

Blloku i fotove në PDF ka këtë renditje:

  1. Vërtetimi nga Drejtoria e Tatimeve se kandidati Sokol Lamajrezulton me gjoba për mospagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëspre 20 mijë lekë.
  2. Deklarimi I ONM se Andi Muratejdhe Alfred Ballaj duhet të skualifikohehsin nga Parlamenti për mospërmbushjen e kritereve dhe mungesën e integritetit të lartë moral që duhet të ketë një anëtar I KLP.
  3. Deklarimi I ONM që vë në dukje angazhimin shumë të lartë politik të Ilir Pandës.  / CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.