PALLATET TEK PARKU, N.KRYETARI I BASHKISË SULMON BASHËN TEK “PIKA E TIJ E DOBËT”: KUNATI I LULIT DHE DHËNDRI I SALIUT PO QAJNË MILIONAT
Pallatet tek parku, n.kryetari i Bashkisë sulmon Bashën tek “pika e tij e dobët”: Kunati i Lulit dhe dhëndri i Saliut po qajnë milionat
Vijojnë përplasjet dhe akuzat mes banorve, pronarve, Opozitës dhe Bashkisë Tiranë, për ndërtimet tek lulishtja në zonën e ish parkut të autobuzave.
Pas dokumenatve të publikuara ditën e djeshme nga kompania e ndërtimit, sot vjen dhe reagimi i nënkryetarit të Bashksië Tiranë, Arbian Mazniku. Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku shkruan se të gjitha akuzat që po ngrihen. Hanë një fabrikim i Opozitës, për shkak se kur kishin drejtimin e Bashkisë Tiranë, humbën miliona.
Reagimi i plotë i Arbian Maznikut:
Në vazhdim të një telenovele familjare, sot doli dhe Dhëndri i Saliut, dhe ju bashkua kengës së Lulit dhe Kunatit të tij për ndërtimin tek Policia Bashkiake.
Dhëndri – Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlersimit Mjedisor të Planit të Bashës. Plani i Bashës (Foto 1 dhe Fotot 2) në nënjësinë 7/8 ku po ndodh zhvillimi, parashikonte ndërtim për Shërbime dhe Banesa, me intensitet 2.8, me 8-11 kate. Ky Dhëndër hartuesi i Vlersimit Strategjik Mjedisor (Foto 3), që sot del me maske, vlersonte atherë që kjo ska asnjë problem për mjedisin.
Jo vetëm kaq, por sipas kompanisë, pas hartimit të planit nga Basha, firmosjes nga Berisha e vleresimit nga Dhendri, Kunati ka shkuar tek kompania ti kërkojë haraç.
Kjo ishte bashkia që trashëguam. Luli e planifikonte, Dhëndri e vlersonte, Saliu e firmoste, Kunati arkëtonte.
Toka është pronë private e familjes Nela, dhe ligji (qe prej Saliut – Foto 4), e përcakton qartë, që nëse një subjekt aplikon për leje ndërtimi, dhe kërkesa është në përputhje me planin, Bashkia është e detyruar ta miratoje lejen brenda 60 ditëve, ose në të kundërt, leja miratohet në heshtje dhe adminstrata e Bashkisë shkon për ndjekje penale.
E vetmja rrugë ishte të maksimizonim përfitmin publik, nga kjo situatë.
1-Në zonë që do të zhvillohet, në përfundim do të ketë 11.500m2 hapsire të gjelbër dhe rekreative – PUBLIKE. Zona që Luli, Dhendri dhe Kunati quajnë lulishte, është 12.000m2. Pra thuajse nuk humbim hapsire duke qene se lirohet dhe hapesira tek Policia Bashkiake pas zhvillimit.
2-Kompania do të paguajë 5 Milion Euro takse në bashki fale 10fishimit te takses ne 2015en. Në kohë të Bashës do paguante 480.000Euro takse në Bashki dhe sipas vetë kompanisë kusurin e kërkone Kunati.
3-Për më shumë kompanisë i është kërkuar të ndërtojë një ndërtesë të re publike per bashkine 5 katshe dhe me parkim nëntoksor.
Pra nga një situatë ku nuk kishim dot rrugëdalje ligjore prej planit Basha, firmes Berisha, vlersimit Malltezi e gjobes Kunati – kemi maksimizuar interesin publik. Ky në thelb është konflikti, familjet Basha-Berisha-Malltezi-Kunati nuk kan hall publikun, por pse fitimi i tyre në këtë punë shkoi tek publiku e jo tek xhepat e tyre. Kjo është e verteta!
Paratë që kunati i Lulit dhe Dhëndri i Saliut i kërkonin si ryshfet nën dorë, sot shkojnë në buxhetin e bashkisë, për tu investuar në më shumë parqe, pemë, cerdhe dhe kopshte. Në thelb, ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre. Dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse sot, kunati i Lulit dhe Dhëndri i Saliut, janë hedhur në sulm. Ata kishin planifikuar, vlerësuar dhe miratuar një projekt për të fituar miliona për veten e tyre. Ata sot qajnë milionat e humbura
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



