E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pallati i të droguarve në Tiranë, këtu u gjet 31-vjeçarja që vdiq nga mbidoza
Lajme

Pallati i të droguarve në Tiranë, këtu u gjet 31-vjeçarja që vdiq nga mbidoza

Një 31-vjeçare me iniciale G.H u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në një pallat të pabanuar në zonën e shkollës “Bajram Curri”, Tiranë.

Policia tha se shkak për vdekjen e 31-vjeçares është bërë mbidoza.

Edhe banorët e zonës e pohojnë një version të tillë pasi thonë se pallati ku ajo u gjet e vdekur frekuentohet vetëm nga përdoruesit e drogës për të marrë substanca të ndryshme narkotike.

Ata thonë se gjatë mbrëmjes shohin persona të moshave të ndryshme që ngjiten në katet e sipërme të pallatit për të konsumuar drogë.

Brenda në pallat dhe përreth tij gjen pafund shiringa të hedhura nga përdoruesit e drogës.

Banorët janë shumë të shqetësuar për këtë fakt pasi edhe fëmijët kalojnë aty pranë. Ata gjithashtu i druhen edhe shembjes së këtij pallati i cili që pas tërmetit të vitit 2019 është braktisur për shkak të dëmtimeve të shumta që mori.

Banorët thonë se dy pallate të tjera që u dëmtuan gjatë tërmetit janë shkatërruar, ndërsa ky pallat 6-katësh i shndërruar në një “strehë” për përdoruesit e drogës rrezikon të shembet nga çasti në çast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.