E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Palmer bën sërish apel: Urgjente nisja e dialogut dhe marrëveshja Kosovë-Serbi
Publik News

Palmer bën sërish apel: Urgjente nisja e dialogut dhe marrëveshja Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë që Prishtinës dhe Beogradit të ulen sa më shpejtë në tryezën e dialogut për të vijuar bisedimet ne funksion te normalizimit te marrëdhënieve.

I dërguari posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthe Palmer, tha se Uashingtoni e konsideron një çështje urgjente vijimin e procesit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Nuk besoj se kemi një afat  se kur duhet të arrihet marrëveshja, por SHBA e konsiderojnë një çështje urgjente. Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë të presim, aq më e vështirë do të jetë, sfidat do të jenë më të komplikuara” tha Palmer.

Palmer komentoi deklaratat e Albin Kurtit duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin prioritetet për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit, por sipas tij dialogu është i pashmangshëm.

“Kam dëgjuar përparësitë që Z. Kurti vuri në dukje; transparenca, qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit, rregullimi i situatës në Kosovë. Këto janë përparësitë tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodhë në Kosovë. Kosova mund të marrë pjesë në këtë dialog në një mënyrë konstruktive duke u marrë me reformat e brendshme. Unë nuk shoh ndonjë kontradiktë midis këtyre përparësive.” tha ai ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.