E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Palmer takon ambasadoren e SHBA, Yuri Kim
Publik News

Palmer takon ambasadoren e SHBA, Yuri Kim

Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, u takua sot me ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Lajmin e bën të ditur ambasada e SHBA, nëpërmjet një shënimi në facebook, ku thuhet se në fokus të takimit kanë  qenë diskutimet në lidhje me qëndrimi e Shqipërisë ndaj Iranit, por edhe për marrëveshjen e palëve politike për t’u ulur në tryezë për Reformën Zgjedhore.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.