E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka flet për rezolutën që u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar
Politikë

Paloka flet për rezolutën që u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD-së, Edi Paloka, ka zbardhur detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Paloka konfirmoi se PD do të hyjë në zgjedhje me koalicion.

Gjithashtu, ai bëri me dije se është miratuar një rezolutë, e cila dënon qëndrimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

“Kjo parti do hyjë në zgjedhje për të fituar zgjedhjet e 14 majit. Do të ndjekim të gjitha afatet, i pari është nesër. Që nesër ne do të ndjekim të gjitha rregullat dhe do të regjistrojmë koalicionin tonë. Janë disa parti me të cilat ne kemi marrëveshje por janë disa teknikalitete që do ti vendosë kryesia…”, u shpreh ai ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.